Web Analytics
BallinaUncategorizedFurgoni vs Lamborghini në garë, nuk do ta besoni se kush fiton

Furgoni vs Lamborghini në garë, nuk do ta besoni se kush fiton

Një shofer transit me furgon kishte vendosur që automjetin e vet ta vërë përballë një super-makine në tri palë semaforësh, ndërsa ajo çka pasoi ishte shumë zbavitëse.

Vozitësi i vendosur, të cilin po e filmonte pasagjeri i tij, e gjeti veten prapa një Lamborgjini me ngjyrë të gjelbër derisa udhëtonte përgjatë një rruge kryesore.

Duke iu afruar semaforëve të parë, Lamborgjini u zhduk nga pamja e furgonit në momentin kur u ndez semafori i gjelbër.

Në semaforin e dytë, shoferi i furgonit ishte paksa më i përgatitur, por lambo prapë ia doli t’i ikte me pak përpjekje.

Por ishte hera e tretë më fat kur, falë pak ndihme nga vozitësit tjerë, shoferi i Lamborgjinit e gjeti veten të ngecur pas një automjeti tjetër, duke ia mundësuar shoferit të furgonit ta rrisë shpejtësinë dhe t’i ikë atij.

Edhe shoferi edhe udhëtari i tij dëgjohet duke brohoritur teksa i ikën Lamborgjinit:

“Ia doli, ia doli!”

Shoferi dëgjohet tek thotë:

“Kjo po që ishte argëtuese! Klas më ndryshe. Nuk mund ta mposhtesh furgonin! Nuk mund ta mposhtësh furgonin!”

Shiko Videon:

https://www.facebook.com/vipaklips/videos/122432488991952/

Rrjetet Sociale

630,223FansaPëlqeje
28,214NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit