Fyen presidentin Recep Tayyip Erdogan, gazetarja turke përfundon prapa grilave

Gazetarja e njohur turke Sedef Kabas, është arrestuar me arsyetimin se ka fyer presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Siç raporton BBC ajo u arrestua në Stamboll, e gjykata i ka shqiptuar masën e mbajtjes deri në fillimin e procesit, transmeton Telegrafi.

Ajo akuzohet se ka ofenduar Erdoganin, gjatë një programi që transmetohej drejtpërdrejt në një televizion të opozitës turke.

Megjithatë Kabash ka mohuar kategorikisht këto akuza.

“Është një thënie se thonë se koka me kurorë bëhet më e mençur.

Por po e shohim se nuk është e vërtetë.

Nuk bëhet demi mbret me të hyrë në pallat, por pallati bëhet stallë”, tha ajo në kanalin Tele1.

Nëse shpallet fajtore, ajo mund të qëndrojë prapa grilave nga një deri në katër vite. /Telegrafi/