Gashi rrëfen momentin kur tërmeti e zgjoi nga gjumi

Një tërmet ka goditur sot Los Angelesin.

Tërmeti i fuqishëm që dridhi tokën e Los Angelesit ka frikësuar edhe artistët, të cilët menjëherë treguan si ndodhi.

Reperi Gashi me anë të një postimi tha se ishte duke fjetur kur ndodhi tërmeti, ndërsa shpreson që të gjithë të jenë mirë.

“Isha duke fjetur gjumë të mirë kur goditu ky tërmet… shpresoj që të gjithë miqtë e mi në Los Angeles të jenë mirë”, shkroi ai.

Kujtojmë se Gashi pritet që të premten ta publikojë projektin e ri muzikor pas bashkëpunimit “Upset”.