Gati një e treta e britanikëve thonë se do të refuzojnë vaksinën e koronavirusit

Megjithë njoftimin për avancim të suksesshëm drejt arritjes së vaksinës së koronavirusit, autoritetet britanike duket se do të kenë probleme të bindin të injektohen me të rreth 30 përqind të popullsisë.

Një studim i ri në vend thotë se rreth një e treta të të anketuarve nuk do të pranojnë menjehere vaksinën e Covid-19 kur të publikohet.

Studimi i kompanisë ORB International pyeste njerëzit nëse ishin dakord me deklaratën e mëposhtme: “Unë nuk dua të vaksinohem kundër koronavirusit nëse bëhet e gatshme një vaksinë e cilësisë së lartë”.

13% përqind e 2,065 të pyeturve thanë jo, 28% thane po, ndërsa 14% thanë se nuk ishin të sigurtë.

Profesioni i mjekësisë Paul Hunter tha për mediat: “Shifrat që sugjerojnë se njerëzit mund të refuzojnë vaksinën janë shqetësuese, e madje egoiste.

Nëse ne kemi një vaksinë efektive injektimi i saj në popullsi do të ndihmonte në rikthimin e jetës normale.

Ka shumë keqinformim në internet dhe rreziqet e vaksinës janë ekzagjeruar”.

Sondazhi zbulonte se 16% e grave nuk dëshironin vaksinën, në krahasim me 12% për qind të burrave.

Shumica e atyre që refuzonin vaksinnë ishin të moshave të reja 25 deri në 34 vjeç ndërsa nga grupi i mbi 65 vjeçarjëve vetëm 9% e refuzonin atë.

Studimi vjen teksa Britania njoftoi se ka nënshkruar marrveshjen për 90 milion doza të vaksinës së re të koronavirusit.

Një marrveshje ka gjithashtu për 30 milionë doza të vaksinës së krijuar nga kompanitë BioNTech e Pfizer, e cila është aktualisht në fazën e dytë të testimeve.