Gazeta Britaneze Daily Mail për të rinjtë shqiptarë: Jetë luksi edhe pse s’kanë bukë të hanë

“Fëmijët e pasur të Tiranës”, ishte artikulli që agjencia e lajmeve Daily mail i kushtoi të rinjëve dhe fëmijëve të pasur të Tiranës.

Të rijntë shqiptarë shfaqeshin ndërsa jetonin në luks duke filluar nga makinat e shtrejnta, veshjet luksoze, udhëtimet dhe aksesorët e shtrejntë.

Por pas publikimit të këtij lajmi në Facebook nga Daily mail, komente të shumta kanë vërshuar në drejtim të të rinjve shqiptarë.

Ndjekës të Daily mail në Facebook i kanë akuzuar të rinjtë shqiptarë si shfrytëzues të një pasurie e cila është ngritur duke shitur lëndë narkotiike nëpër rrugët e Londrës.

“Gjysma e botës është e uritur dhe gjysma tjetër është në dietë”

Shqipëria është një vend i varfër dhe kjo është më e mira që mund të bëjnë:

”Londra është e mbushur me shqiptarë që përdorin dro.gën dhe prostit.ucionin, kjo është një botë në të cilën jetojmë”, shprehet një komentuese.