Gazeta zvicerane: “Kurti do ta bëjë Kosovën, `Zvicër të Ballkanit`”

Gazeta zvicerane Blick shkruan rreth zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë dhe përfshirjes së diasporës nga Zvicra në këto zgjedhje.

Në vazhdim, albinfo.ch publikon fragmente nga ky artikull.

Në Kosovë, shteti më i ri në Evropë, partia e krahut të majtë Vetëvendosje fitoi zgjedhjet.

Shpresa për një fillim të ri është e madhe, por gazetari Bekim Dalipi, nga portali Albinfo.ch, me seli në Zvicër, është skeptik.

Në Kosovë, lëvizja e majtë e reformës Vetëvendosje ka fituar qartë në zgjedhje – po ashtu  falë mbështetjes masive nga Zvicra!

Partia e Albin Kurti u rrit nga 26 në 48 për qind të votave brenda një viti e gjysmë.

LDK-ja e cila ka qeverisur që nga vera, arriti vetëm në 13 për qind.

PDK e dalë nga UCK, gjithashtu ka shënuar rënie.

Ajo ka marrë 17 për qind të votave.

Kështu, është iniciuar fundi i politikaneve te vjetër, e cila ka lu.ftuar për pavarësinë e vendit, por ka dështuar si forca qeveritare me keqmenaxhim dhe korrupsion.

Shumë kosovarë duan ndryshime thelbësore.

Albin Kurti prandaj ka parashikuar një epokë të re për shtetin, i cili u themelua në vitin 2008 dhe tashmë është në prag të falimentimit.

Ai premtoi: “Prioritetet tona janë drejtësia, vendet e reja të punës dhe lu.fta kundër korrupsionit dhe emigracionit”.

Vetëvendosje e Kurtit ka mbledhur rreth tij kryesisht politikanë më të rinj dhe të pashpenzuar.

Politikania e lartë Vjosa Osmani (38), e cila aktualisht është U.D. e presidentes së vendit gjithashtu ka kaluar nga LDK në partinë e majtë të reformës (VV).

Ajo pritet të marrë pozicionin e saj përfundimisht dhe Kurti të bëhet Kryeministër.

Kosovarët e Zvicrës për Kurtin

Nga afërsisht 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 47 për qind, përcjell albinfo.ch 110,000 vota kanë ardhur vetëm nga diaspora.

Bekim Dalipi redaktor në Albinfo.ch, vlerëson se rreth një e treta e këtyre votave nga jashtë, dmth rreth 40,000, vijnë nga të nga Zvicra, të cilët në atdheun e vjetër duan të vendosin vulën e vendit të tyre të ri, Zvicrës.

Shumica e kosovarëve që jetojnë në Zvicër votuan qartë për Kurtin, dhe është shumë e lartë” thotë Dalipi.

Me lu.ftën e tij kundër korrupsionit, Kurti kishte arritur të mobilizonte votuesit jashtë vendit.

Shumë nga mbështetësit e partive të tjera nuk kanë votuar fare, në radhë të parë nga zhgënjimi me politikën e partive të tyre.

Me programin e tij,  Kurti shihet nga shumë si një sinonim i shpresës, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, Dalipi nuk është aq optimist.

“Pritjet nga ai janë shumë të mëdha.

Unë jam skeptik se ai do të arrijë të sjellë ndryshimin me këta të rinj dhe njerëz pa përvojë”.