Web Analytics
BallinaSHOWBIZGena: Për pak i shpëtova shpërthimit në Stamboll, Zoti na adresoi diku...

Gena: Për pak i shpëtova shpërthimit në Stamboll, Zoti na adresoi diku tjetër

Këngëtari Gena Lito ka treguar se aktualisht gjendet në qytetin e Stambollit.

Ndersa atje ishte edhe në kohën kur ka ndodhur ngjarja e rende e shperthimit qe beri buje.

Madje, ylli i hitit “Sa lot kam derdhur” ka thënë se ishte në planet e tij dhe të familjes së vet që të dilnin për shëtitje në kohën dhe vendin e njëjtë ku ka ndodhur ngjarja.

“E kam një kilometër larg nga këtu dhe një ditë më përpara neve në mbrëmje kishim dalë me nusen për të bërë shoping.

Dhe do dilnim përsëri edhe dje, në të njëjtën orë, domethënë nga ora 4 kur ka ndodhur ajo.

Shyqyr Zoti na ka adresuar diku tjetër”, ka thënë ai në një prononcim për “Aldo morning show”, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me ngjarjen është arrestuar një grua e cila dyshohet se e ka vendosur mjetin në Stamboll.

Ndërkaq Departamenti i policisë ka njoftuar se e dyshuara ka treguar se ishte trajnuar si oficere speciale.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit