Genta bëri ndyshimin drastik për të dashurin turk

Genta Ismajli tash e sa javë është kryetemë e mediave rozë.

Lidhja e saj me biznesmenin turk ka bërë që këngëtarja të jetë e përfolur çdo ditë.

Marrëdhëinia e tyre duket se po ecë mirë e shejtë, ndërkohë që Genta nuk po i ndalë postimet në rrjetet sociale nga aktivitetet e tyre.

Surpriza të shumta, dhurata, veshje e vetura të shtrenjta, gjithë këtë luks këngëtarja po e shfaq para të gjithëve me krenari.

Ajo duket të jetë dashuruar kokë e këmbë më të dashurin e saj.

E së fundi Genta ka befasuar me ndryshimin e radhës.

Në disa imazhe shihet se këngëtarja ka ndryshuar ngjyrën e flokëve.

Mbase këtë pamje e ka bërë për dëshirën e të dashurit të saj./Kosovarja/