Genta Ismajli e merr me vete të dashurin në Gjilan

I dashuri i Gentës e ka vizituar qytetin e saj të lindjes.

Genta Ismajli po e shijon lidhjen e dashurisë me të dashurin e saj turk.

Dyshja pasi u shëtitën në vende të ndryshme të botës, së fundmi ishin në Paris, kanë vendosur që të vijnë në Kosovë.

Në fakt Genta ka vendosur që të dashurin Huseyin Usta ta dërgoj në qytetin e saj të lindjes, Gjilan.

“Dashuria ime më mori me vete sot në Vali Ranch, faleminderit dashuria ime”, ka shkruar ai pranë postimit të fotos.

Huseyin duket tashmë të jetë shumë i familjarizuar me trevat dhe kulturën shqiptare.

Ai Gentës madje po i thotë “Të dua” në shqip.