Genta Ismajli ka kohë që ka paralajmëruar këngën e re, e cila do të jetë në bashkëpunim me artistin turk, Eypio.
Këngëtarja shqiptare për finalizimin e projektit të ri po qëndron në Turqi, dhe nga atje ajo ka bërë disa postime rreth kësaj kënge.
Një të tillë e ka bërë edhe së fundi me një video të publikuar në Instagram ku shihet teksa bën një vallëzim atraktiv.
“Pak zgjatje të muskujve, jua dua të gjithëve, kënga e re së shpejti”, ka shkruar Genta në mbishkrimin e videos.
Ndërkohë, kujtojmë se Genta së fundi ka bërë publike lidhjen me biznesmenin turk, Hysein Usta.
https://www.facebook.com/vipaklips/videos/1813319738798547/