Georgina Rodriguez, dikur shitëse te Gucci, sot partnerja e një prej njerëzve më të pasur në botë

Georgina Rodriguez është e dashura dhe nëna e fëmijëve të Cristiano Ronaldo-s.

Përveçse partnerja e një prej futbollitstëve dhe njerëzve më me ndikim në botë, ajo ka nisur karrierën si modele dhe së fundmi do ta shohim edhe në rolin e prezantueses në natën e tretë të Sanremo-s.

Por kush është Georgina Rodriguez dhe si ndryshoi jeta e saj pas njohjes me Ronaldo-n, duke u shndërruar nga shitëse në një prej vajzave më të përfolura të showbiz-it?

Georgina është me origjinë nga një qytet i vogël i Spanjës, Jaca, ku ka punuar fillimisht si kamariere.

Kur u njoh me Ronaldo-n, ajo punonte si shitëse në një dyqan Gucci.

Më pas, fati e deshi që ata të takoheshin sërish në një event të Dolce & Gabbana-s, ku duket se lindi dashuria.

“Takimi i parë me Ronaldon ishte në një dyqan Gucci, ku unë punoja shitëse.

Disa ditë më vonë u pamë sërish në një event të një firme tjetër dhe aty patëm mundësinë të flisnim në një atmosferë të qetë, jashtë ambientit tim të punës.

Ishte dashuri me shikim të parë për të dy”, -ka treguar 26-vjeçarja në një intervistë për Elle, vitin e kaluar.

Jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht pas njohjes me Ronaldo-n, me të cilin ka një vajzë 2-vjeçare, të quajtur Alana Martina, si dhe tre fëmijë të birësuar më të rritur; binjakët Eva dhe Mateo, si dhe djalin e madh, Cristianinho (10 vjeç).

Pas kalimit të Ronaldo-s në skudrën e Juventusit, familja la Madridin për të jetuar pranë futbollistit në Turin.

Georgina është një nënë e përkushtuar e katër fëmijëve të saj, me të cilët kalon pjesën më të madhe të ditës.

Madje, me mbi 15 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ajo ndan shpesh foto dhe video nga koha që kalon me fëmijët.

Modelja ka treguar për Elle se një ditë e zakonshme e saj konsistonte në zgjimin e fëmijëve, ndërrimin e tyre, konsumimin e mëngjesit bashkë si familje.

Më pas, ajo argëtohej me ta, përgatiste drekën, bënin një sy gjumë dhe në fund të ditës, palestër e spa.

Georgina është fansja më e madhe e CR7 dhe këtë e shpreh me dedikime të vazhdueshme në rrjetet sociale, si dhe me praninë e saj në pjesën më të madhe të ndeshjeve të futbollistit.

Çifti ende nuk janë martuar, edhe pse është përfolur se Cristiano i ka propozuar Georgina-s me një unazë me vlerë 615 mijë paundësh dhe së shpejti pritet të ketë një dasmë.

Georgina është fansja më e madhe e CR7 dhe këtë e shpreh me dedikime të vazhdueshme në rrjetet sociale, si dhe me praninë e saj në pjesën më të madhe të ndeshjeve të futbollistit.

Çifti ende nuk janë martuar, edhe pse është përfolur se Cristiano i ka propozuar Georgina-s me një unazë me vlerë 615 mijë paundësh dhe së shpejti pritet të ketë një dasmë.