Gërvalla: Kosova aplikon këtë vit për anëtarësim në BE

Në Sofje të Bullgarisë po mbahet Forumi BE-ja dhe Ballkani, ku po marrin pjesë ministra të vendeve të Balllanit dhe zyrtarë e ish zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Mes tyre në këtë forum është edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Në fjalën e saj ajo tha se Kosova duhet të bëjë përpara në procesin e liberalizimit të vizave dhe kjo sipas saj, tashmë thjesht duhet të ndodhë.

“Nuk ka më asnjë sqarim sidomos tani pas zgjedhjeve në Francë dhe shpresoj se të gjithë partnerët dhe aleatët tanë do të ndihmojnë të lëvizet përpara”, tha Gërvalla.

“ Por, liberalizimi i vizave nuk është qëllimi kryesor i Kosovës”.

Me këtë rast, Gërvalla tha se qëllimi kryesor i Kosovës është antarësimi i plotë i vendit në BE dhe për këtë, shteti i Kosovës është duke punuar.

“Kur flasim për Kosovën e cila ka një rrugë ndryshe nga vendet  e tjera të Ballkanit Perëndimor, kjo duhet të ndryshojë sepse Kosova këtë vit do të aplikojë për vend kandidat për anëtarësim në BE dhe do ta shohim pastaj se sa serioze është BE-ja, në adresimin e fakteve dhe sfidat që Kosova duhet  t’i kalojë që të bëhet anëtare e unionit”, tha kryediplomatja kosovare, trasnmeton RTKlive.com.