Web Analytics

Gërvalla: Kosova bëri pjesën e saj, presim nga Këshilli i Evropës ta ftojë Kosovën për tu anëtarësuar

Botuar nga: InfoKosova

Qeveria e Kosovës ka bërë sot të ditur se është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert dhe se i njëjti draft-statut do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla në një konferencë për media tha se pas konkretizimit të sotëm të zotimit të Kosovës presin nga Këshilli i Evropës që ta përmbushin pjesën e tyre dhe ta ftojnë Kosovën të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

“Zotimi ynë në letër drejtuar Këshillit të Evropës është serioz dhe i sinqertë… Pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë hap të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushje e zotimeve tona kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbush pjesën e vetë të detyrimit dhe ta ftoj Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës si vendit të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur këto kushte. Kosova e pavarur mbetet e palëkundur në kursin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha ajo.

E pyetur nëse është hap i vonuar, ministrja tha se po të konsideronin se është i vonuar do ta kishin dërguar më herët. /Telegrafi/

Të FUNDIT