Gërvalla: Thaçi duhet sot të japë dorëheqje

“Hashim Thaçi duhet sot të japë dorëheqje”

Kështu ka deklaruar Donika Gërvalla menjëherë pas publikimit të aktakuzës kundër presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Gërvalla ka thënë se çdo minutë vonesë e dëmton edhe mê shumë Kosovën e dërrmuar në arenën ndërkombëtare.