-3.1 C
Kosovo
E premte, Dhjetor 6, 2019
Ballina MJEKËSI Gështenjat, vlerat e shumta të frutës dimërore

Gështenjat, vlerat e shumta të frutës dimërore

Gështenjat kanë shumë të mira, vlera ushqyese, por edhe kundërindikacione, që i kanë bërë ato të famshme në të gjithë botën: bëhet fjalë për një lloj frute të thatë, ndër më të dashurit për njerëzit,

Gështenjat kanë origjinë të vjetër: pema e gështenjës kultivohej nga romakët dhe grekët, të cilët të mirat ushqyese të kësaj frute i vlerësonin që në atë kohë.

Frutat e thata janë vërtet të çmueshme nga pikëpamja ushqimore për shëndetin e organizmit dhe këtu bëjnë pjesë edhe gështenjat.

Por cilat janë karakteristikat e tyre?

Gështenjat janë të pasura me vitaminë E, yndyra të mira dhe fitosterol: bëhet fjalë për substanca të posaçme për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të qarkullimit të gjakut, që sjellin përfitime të dukshme për zemrën.

Prezenca e magnezit ndihmon në rregullimin e nivelit të kalciumit në gjak dhe rrjedhimisht edhe në shëndetin e zemrës dhe të muskujve, duke i forcuar ato.

Ndër të tjera, vitamina E dhe magnezi janë dëshmuar për parandalimin e problemeve të zemrës: rrezikun për ndonjë infarkt apo shfaqjen e llojeve të caktuara të tumoreve.

Vitamina E dhe acidet yndyrore të pangopura kanë gjithnjë një veprim mbrojtës për lëkurën: ekziston për shembull vaji i gështenjave për kurimin e flokëve dhe të lëkurës, i cili është në gjendje të parandalojë dehidratimin, ndërsa dhe i forcon ato, falë të mirave zbutëse dhe tonifikuese që zotëron.

Magnezi dhe mangani i sjellin shumë të mira kockave dhe gjymtyrëve: magnezi është në gjendje të forcojë skeletin dhe të magazinohet e të përdoret në rast të mungesave.

Prania e vitaminave të grupit B, i bën gështenjat të dobishme për sistemin nervor: këto vitamina janë të nevojshme për krijimin e mielinës (rrit efikasitetin e impulseve nervore) dhe për sintezën e serotoninës etj.

Gështenjat, falë pranisë së magnezit dhe të fibrave, favorizojnë tretjen e mirë, transitin intestinal dhe eliminimin e toksinave, përveçse e ndihmojnë metabolizmin me proteina dhe karbohidrate.

Vitamina E konsiderohet si një antioksidant natyral dhe si i tillë është në gjendje të ngadalësojë plakjen e shpejtë dhe të kundërshtojë veprimin e radikaleve të lira.

Gështenjat nuk përmbajnë gluteinë dhe për këtë ato përcaktohen në ushqyerjen e kujtdo që vuan nga problemet me zorrët.

Gështenjat përmbajnë acide yndyrore esenciale si Omega 6 dhe Omega 3, të cilat janë në gjendje të thithin nivelet e kolesterolit LDL, si dhe acid oleik, i cili shërben për të ngritur nivelet e kolesterolit të “mirë” HDL.

Magnezi i pranishëm te gështenjat lufton lodhjen, dhembjen e barkut, si dhe dobësinë e përgjithshme trupore.

Konsumimi i gështenjave, ndër të tjera, është i përshtatshëm edhe për plotësuar ndonjë mangësi në organizëm, si dhe për të luftuar aneminë.

Prezenca e vitaminave të grupit B ndikojnë në largimin e stresit dhe ankthit, ndërsa luftojnë edhe depresionin, që reflekton simptoma të ndryshme.

Gështenjat, ndër të tjera, janë në gjendje të luftojnë edhe lodhjen: falë prezencës së fibrave, ato kanë edhe të mira laksative apo pastruese.

Gështenjat janë një burim i pasur me kripëra minerale: janë të pranishme sasi të duhura të magnezit, potasit, fosforit, magnezit, kalciumit, hekurit, zinkut dhe të selenit.

Kjo lloj frute e thatë, përveçse përmban vitamina (A, ato të grupit B, vitaminën E, K dhe J), ka edhe betakaroten, sakaroz, aminoacide të ndryshme, ujë, proteina dhe fibra.

Ndër të tjera, gështenjat janë një ushqim shumë kalorik: flitet për rreth 628 kalori në çdo 100 gramë.

Në fund mund të themi se, nuk ekzistojnë efekte kolaterale të veçanta që lidhen me konsumimin e gështenjave.

Por sigurisht, është mirë t’i kushtoni vëmendje konsumit të tyre, nëse jeni alergjikë: bëhet fjalë për një ushqim me shumë kalori.

Ndërkohë, është mirë që me konsumimin e gështenjave, të mos e teproni.

Si në çdo gjë tjetër, edhe për këtë frutë, ky rregull duhet pasur “vath në vesh”.

609,033FansLike
29,781FollowersFollow
1,053FollowersFollow

TË FUNDIT

E mahnitshme: Kirurgët britanezë shpëtojnë vajzën e lindur me zemër jashtë

Kirurgët në Britani kanë shpëtuar jetën e një fëmije që ka lindur me zemrën e saj jashtë trupit. Kjo si rezultat i një gjendjeje të...
web
analytics