Getinjo reagon pas shkrimeve për ribashkimin e Mozzik dhe Loredanës

Mozzik dhe Loredana kanë qenë shumë të përfolur kohëve të fundit për ribashkimin e mundshëm.

Ata u kapën bashkë në Gjermani dhe po qëndrojnë në të njëjtën kohë edhe në Kosovë, ku mediat kanë publikuar disa fotografi që i shfaqin bashkë.

E në lidhje me këto raportime mediale ka reaguar vëllai i Mozzik, Getinjo.

Ai ka komentuar në një prej postimeve në Facebook me profilin e tij duke ironizuar.

“Qe t’ju kallxoj të shpisë se fort marak janë bo. Falemnderit shumë” – është shprehur Getinjo.

Tashmë kur prej javësh nuk ka dyshime sa i përket ribashkimit të dyshes, edhe humori s’ka se si të mos mungojë.