Getinjo thotë se nuk e vëren rritjen e çmimit të derivateve

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”, ai i është përgjigjur 50 pyetjeve që lidhen me jetën e tij personale dhe profesionale, duke treguar edhe detaje që publiku nuk i ka ditur më parë.

Reperi nga Ferizaj nuk i shpëtoi edhe pyetjes për rritjen e çmimeve të derivateve – se nëse ka ndikuar apo jo kjo në jetën e tij, dhe përgjigja e tij ishte befasuese, duke thënë se nuk e ka vërejtur çmimin në rritje të naftës, ani pse bën një jetë mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Nuk e marr vesh rritjen e çmimeve, pasi unë cigare blej më shumë se sa që i qes naftë veturës”, ka thënë Getinjo.

Kjo mjaftoi që ai të marrë reagime të shumta në rrjetet sociale, me fansa të shumtë që ia kanë rikujtuar se duhet të mendojë edhe për statusin social të të tjerëve dhe jo vetëm atë të vetvetes.