Getoar Selimi “thumbon”: Për momentin është “in” foto me maska

As reperi i njohur Getoar Selimi nuk ka qëndruar i heshtur drejt pandemisë koronavirus.

Ai përmes Instagramit ka përqeshur shqiptarët që sipas tij në situata të tilla shndërrohen në eksperta.

Tutje reperi ka theksuar se për momentin janë “in” fotografitë me maska, e që shumë fytyra publikuar kanë ndar foto duke mbajtur maska.

“M’knaqin shqiptarët kur kemi qesi rast krejt shenderrohen ne eksperta. Për momentin o “In” foto me mask”, ka shkruar Getoari.