“Gëzimi im i parë”, vajza e Fjollës festoi 18-vjetorin dhe dhuratën më të bukur e mori nga e ëma!

Vajza e Fjolla Morinës është rritur dhe tanimë është një zonjushë mjaft e bukur, e cila ka festuar një ditë më parë 18-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë kaq të veçantë, nuk kishte si të mungote një urim publik nga këngëtarja për të bijën. Fjolla ka publikuar në “InstaStory” një foto së bashku me të bijën krahas së cilës ka shkruar fjalët më të ëmbla.

“Urime për vajzën time princesha ime, gëzimi im i parë… Ti që jetën time ma gëzove… dashuria më e rrallë, që me ardhjen tënde ma mundësove gëzimin sa herë urime dhe urimet më të mira për vajzën time të bukur, e cila ka një ditëlindje të mrekullueshme, sot 18 vite, vitet kalojnë mirëpo ti mbetesh personi më i dashur në jetën time, andaj sot festo princesha ime për vajzën e cila më ndihmoi të kuptoj fefunicionin e jetës në thelb, urime vajza ime 18-vjetorin”, shkruan Fjolla.

Po ashtu, bashkëshorti i këngëtares, Fisniku ka treguar herë pas here se ka një raport mjaft të mirë me fëmijët e Fjollës dhe këtë e dëshmoi sërish me urimin publik ndaj Ledianës.

“Urime ditëlindjen Ledi të urojmë një vit të mbarë plot shëndet, paqe, fat e lumturi”.

18-vjeçarja ka publikuar po ashtu momentet gjatë kësaj feste, ku ka treguar dhe dhuratën speciale që i ka bërë e ëma.