Ghetto Geasy, një nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, ka qenë në qendër të spekulimeve dhe komenteve në media rozë kohët e fundit.
Një foto e tij me një femër tjetër kishte shkaktuar shumë diskutime dhe pyetje rreth marrëdhënies së tij me bashkëshorten, Marina Vjollca.
Megjithatë, artisti ka vendosur të shfuqizojë çdo dyshim dhe të sqarohet për situatën, duke publikuar një instastory së bashku me Marinan.
Në postimin e tij të fundit, Ghetto Geasy shfaqet me bashkëshorten e tij në një moment të ngrohtë, duke treguar se lidhja e tyre është e fortë dhe e qëndrueshme, pavarësisht zhurmës mediatike.
Ky postim erdhi pas një udhëtimi të fundit që çifti kishte bërë së bashku, ku dukeshin të lumtur dhe të relaksuar, duke shijuar momentet e tyre private.
Shiko foton: