Gigi Hadid bën lëmsh rrjetin, ‘zbulon’ se Rihanna pret jo një, por dy fëmijë!

Ditën e sotme, në internet qarkulloi me shpejtësi lajmi se “Rihanna është në pritje të binjakëve”, e gjitha nisi nga një koment i Gigi Hadid, nën një foto të këngëtares:

“3 ëngjëj”, shoqëruar me emoji, sigurisht, komentet pasuese ishin: “Mos do të thuash se ka binjakë?”, “Na ka shpëtuar diçka që s’e dimë?” etj

Ndërsa thashethemi po përhapej me shpejtësi, Hadid u përpoq të sqaronte njerëzit me një koment të dytë:

“Tani e mora vesh, çfarë paska ndodhur! Desha të thoja: Rihanna, A$AP Rocky dhe bebushi, hahaha”, shkroi ajo.

Kjo nuk është hera e parë që shtatzënia apo lidhja e Rihanna-s shoqërohet me zëra që nisin si thashetheme dhe përfundojnë duke u bërë *tema e ditës*.

Pak ditë më parë, të gjithë flisnin se si Rocky kishte tradhtuar Rihanna-s me stilisten e këpucëve, Amina Muaddi, derisa kjo e fundit përgënjeshtroi “lajmin”.