Gigi Hadid dhe Zayn Malik, në pritje për tu bërë prindër

Modelja me famë botërore Gigi Hadid është shtat.zënë, dhe babai i foshnjes është i dashuri i saj Zayn Malik.

Burime të TMZ pranë çiftit, kanë bërë të ditur se ata janë në pritje të bëhen prindër, derisa ende nuk e kanë mësuar gjininë e foshnjes.

Dy familjet e tyre janë shumë të emocionuara, derisa gjithnjë sipas TMZ, thuhet se Gigi ka qëndruar në fermën e saj në Pensilvani gjatë karantinimit e padyshim edhe Zayn është atje.

Kujtojmë që ata ishin bashkë nga viti 2015 por u ndanë në mars të 2018-tës, për tu ribashkuar zyrtarisht përsëri.