Një gjarpër, i gjatë 3 metra i cili fshihej në tualetin e një zyre në Tajlandë ka kafshuar organin gjenital të 45-vjeçarit Terdsak Kaewpangpan.

Pas kafshimit nga pitoni, 45-vjeçari nga Bangkok u dërgua me urgjencë në spital pasi hoqi gjarprin me duar nga trupi i tij.

Ulërimat e tij detyruan kolegët që të hidhnin poshtë derën e tualetit për ta ndihmuar që të shpëtonte nga zvarraniku.

“Ndjeja diçka që kafshoi penisin tim.

Kur pashë gjarprin, instinktivisht e kapa dhe e hoqa nga organi.

Duhet të isha treguar më i kujdesshëm.

Para 2 muajsh, pashë një gjarpër në tualetin e shtëpisë.

Nuk ma merrte mendja që mund të më dilte sërish”, tha burri që u trajtua me 15 qepje në spital.

U desh ndërhyrja e ekipit të kapësve të gjarpërinjve, që të arrinte të nxirrte zvarranikun nga tualeti para se të kafshonte ndonjë njeri tjetër.

Shiko Videon: