Gjatë fundjavës trafiku urban do të jetë falas në Prishtinë

Të shtunën dhe të dielën, 21 dhe 22 maj 2022, transporti me trafikun urban në Prishtinë do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Prishtinës, përmes llogarisë zyrtare në Facebook.

“Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë”, thuhet në njoftim.

Kjo po bëhet për t’i inkurajuar qytetarët që të përdorin sa më shumë transportin publik.