‘Gjëja më e keqe në jetë është të përfundosh me njerëz që të bëjnë të ndihesh vetëm’

Robin Williams nuk është më me ne, por mençuria e tij e madhe nuk do të ikë kurrë nga kjo botë.

Williams vdiq në moshën 63 vjeç dhe pati 100 role madhështore në karrierën e tij profesionale.

Na bëri të qeshim dhe të mendonim.

Ja disa prej citimeve të tij më të mira:

-Ju jepet vetëm një shkëndijë e vogël “çmendurie”.

Ju nuk keni pse ta humbni atë.

-E vërteta thelbësore është se nganjëherë ju shqetësoheni se do të zbuloni që është një goditje e fatit, të cilën nuk do ta keni vërtetë.

Keni humbur muzën ose – më e tmerrshmja – nuk e keni pasur kurrë atë.

Do ta kaloni të gjithë këtë marrëzi shumë shpejt.

-Pavarësisht nga ato që ju thonë njerëzit, fjalët dhe idetë mund të ndryshojnë botën.

-Fitimi i një Oskari është një nder, por ta themi midis nesh, nuk i bën gjërat më të lehta.

-Unë gjithmonë mendoja se gjëja më e keqe në jetë ishte të qenit vetëm.

Nuk është kështu.

Gjëja më e keqe në jetë është të përfundosh me njerëz që të bëjnë të ndjehesh vetëm.

-Ju lutem mos u shqetësoni aq shumë.

Sepse në fund të fundit, askush prej nesh nuk ka shumë kohë mbi këtë Tokë.

Jeta vrapon.

-Rrjetet sociale? Ato vrasin bisedën.

Dhe njerëzit që fotografojnë me telefonin e tyre ose regjistrojnë, ndonjëherë në mënyrë të fshehtë, janë të mërzitur.

Ata vijnë dhe fillojnë të flasin me ty, por duhet t’i shmangni njerëzit që në të vërtetë rrijnë në telefon, kur janë me ju.

-Unë besoj në dashuri; është e mrekullueshme – sidomos dashuria herën e tretë, është edhe më e çmuar; është e mahnitshme.

-Realiteti: çfarë koncepti!

-Politika është kaq personale, e mbrapshtë dhe e menjëhershme, si do të arrish të bësh diçka? Edhe politika lokale në të cilën unë jetoj është bërë kaq e shëmtuar.

-Më vjen keq, po të kishit të drejtë, unë do të pajtohesha me ju.

-Ndonjëherë për gjëra që unë kam bërë, filma që nuk kanë ecur dhe aq mirë, ju thoni: ‘Pse e bëre?’ Por në fund të fundit, nuk mund të pendohem për ta, sepse takova njerëz të jashtëzakonshëm.

Gjithmonë kishte diçka që vlente.

-Komedia vepron me optimizëm.

-Pranvera është mënyra më e mirë për të shijuar natyrën, le të festojmë!

-Kokaina është mënyra sesi Zoti ju thotë se po fitoni shumë para.

-Asnjëherë mos debatoni me një person të keq, ai apo ajo nuk kanë asgjë për të humbur.

-Mjekësia, ligji, ekonomia, inxhinieria, këto janë përpjekje fisnike dhe të domosdoshme për të ruajtur jetën.

Por poezia, bukuria, romanca, dashuria: këto janë ato për të cilat mbetemi gjallë.

-Do të keni kohë të këqija, por ato gjithmonë do t’ju zgjojnë që të shihni gjërat të cilave nuk i keni kushtuar vëmendje.

-Njerëzit e mirë përfundojnë në ferr sepse nuk mund ta falin veten.

Williams kurrë nuk ka pasur frikë të flasë për jetën, dashurinë, politikën, fenë, të drejtat e njeriut dhe gjithçka që na bën të jetojmë si njerëz.

Fjalët e tij ishin të mira dhe mençuria e tij ishte e pastër.

Aktori ishte gjithmonë i sinqertë dhe nuk kishte turp për pikëpamjet e tij.

Ai gjithashtu u përpoq të ndihmojë njerëzit të mendojnë më shumë.

Jeta është shumë e shkurtër për ne që ta humbim atë.

Nëse e pyesni Williams, ai do t’ju tregojë se duhet të kapni momentin dhe të shijoni çdo minutë.