Gjen një portofol në rrugë, i merr paratë dhe i lë një mesazh interesant pronarit

Personi që kishte gjetur atë i kishte marrë paratë, por kartelat e bankave dhe dokumentet tjera vendosi t’ia kthejë pas dy javësh, duke e falënderuar që kishte para në të, pasiqë falë tij kishte blerë hashish.

Reilly Flaherty, pronari i portofolit po kontrollonte kutinë e postës, kur gjeti një letër të shkruar me dorë dhe firmosur nga një person anonim.

Në brendësi të zarfit, ishte patenta e tij me kartën e kreditit.

“I dashur Reilly Flaherty!”, niste teksti i letrës.

“Gjeta portofolin tuaj.

Mendova që të jap patentën dhe kartën e kreditit sepse janë shumë të rëndësishme.

Por paratë i mora, sepse me ato bleva hashish dhe portofolin e mbajta, sepse ishte shumë i lezetshëm”.