Web Analytics
E diel, 2 Nëntor, 2025
9.5 C
Pristina

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia jep detajet

Një 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në rrugën ‘Fan Noli’ në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 76 vjeç. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.

Nga Rubrika