Gjërat që nuk i keni ditur për “Tom & Jerry”

Animacioni që ka fituar edhe çmimin “Oscar”.

Tom & Jerry janë dy personazhet më të dashur të fëmijëve, por jo vetëm.

Beteja e vazhdueshme dhe sherret me humor ndërmjet këtyre personazheve ka bërë që ky film vizatimor të bëhej më i famshmi i të gjitha kohërave dhe vazhdon të jetë një ndër filmat më të dashur për të gjithë.

Por, a keni menduar ndonjëherë për fillet e këtij filmi apo edhe sukseset e tij?

“Tom & Jerry”, nuk janë quajtur gjithmonë kështu!

Për dikë është e pamundur që këto dy legjenda nuk janë quajtur prej fillimi Tom dhe Jerry, por kjo është e vërtetë.

Në daljen e tyre të parë në vitin 1940 Tom quhej Jasper, ndërsa Jerry-t iu referoheshin si Jinx, shkruan rtv21.tv.

“Tom & Jerry”, ka fituar çmimin Oscar!

Për një film të animuar me një mace dhe mi është mjaftë mbresëlënëse çmimi “Oscar”, ku shumë yje të filmave e “xhelozojnë”.

Në vitet e 60-ta “Tom & Jerry” ishte bërë nga çekosllavakët.

A e keni ditur që 13 episoda të filmit të animuar Tom & Jerry janë çeke, ku animacioni ishte me një ton më të lartë, ishin më luftarak, me vështirësi dhe me efekte të përsëritshme të zërit.

Shiko Videon: