Gjërat që s’i dinim më parë! Njihuni me Sara Hoxhën, ja sa fëmijë dëshiron ajo!

E fejuara e Ledrit, Sara Hoxha i është përgjigjur kuriozitetit të fansave lidhur me jetën e saj, planet për të ardhmen si dhe disa sekrete bukurie.

Ajo është pyetur madje edhe nëse aktualisht është shtatëzanë dhe se sa fëmijë do të donte të kishte në një të ardhme.

Sara është përgjigjur se aktualisht është shtatëzanë, dhe në të ardhmen do të donte të kishte të paktën 4 fëmijë.

Sara ka lindur në Zvicër, është 27 vjeç, dhe është 1.64 cm e gjatë.

Mes “Samsung” dhe “Iphone” ajo zgjedh këtë të fundit, madje tregoi se fotot e saj i rregullon vetëm me efektet e telefonit, ndonjëherë përdor programin “VSCO”.

Ledri dhe Sara e kanë nisur fillimin e këtij viti së bashku në Maldive, ndërsa më pas kanë shkuar në Dubai ku Ledri për herë të parë postoi edhe një foto së bashku me Sarën në një restorant ku po drekonin së bashku.

Edhe pse nuk e kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre, ata të dy janë bashkë prej kohësh, pasi i shohim kudo nën shoqërinë e njëri tjetrit.