Gjermani, 400 raste të reja me COVID-19 në kompanitë e përpunimit të mishit

Një kompani gjermane për përpunimin e mishit raportoi sot se, që nga fillimi i kësaj jave, 400 punëtorë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

“Nga 500 testet e kryera për punëtorët në kompani, që i përket grupit “Toennies” në shtetin e North Rhine-Westphalia, 400 rezultuan pozitivë”, deklaruan zyrtarët e kompanisë.

Në të gjithë Gjermaninë, janë njoftuar disa vatra shpërthimi të koronavirusit nëpër kompanitë e përpunimit të mishit.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime në lidhje me kushtet e punës dhe jetesën e punëtorëve të industrisë së mishit, shumë prej të cilëve janë punëtorë të përkohshëm nga Europa Lindore.