Gjermania është gati ta tejkalojë Amerikën e Kinën me numrin e të infektuarve me koronavirus

Gjermania ka publikuar raportin e infeksioneve dhe vdekjeve të reja nga COVID-19.

Gjermania regjistroi 1.478 raste të reja të konfirmuara COVID-19 gjatë 24 orëve të kaluara, duke ngritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 159,119, tha të enjten agjensia e qeverisë federale për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Numri i të vdekurve u rrit në 6.288, 173 më shumë por prapë shifër më e vogël se 202, nga dita e kaluar, sipas Institutit Robert Koch (RKI).

Në kulmin e epidemisë në Gjermani, më shumë se 6,000 infeksione të reja u regjistruan në një ditë të vetme nga RKI.

Të martën, presidenti i RKI Lothar Ëieler u kërkoi bashkatdhetarëve të tij të mos rrezikojnë rezultatet e arritura në përmbajtjen e virusit.