Gjashtë pacientë me Covid-19 do të transferohen nga Lombardia në Saksoni.
Kjo është ajo që Gjermania ka ofruar të bëjë në ndihmë të popullit italian.
Lajmi u konfirmua nga guvernatori Michael Kretschmer.
Gjermania është vendi i parë i huaj që i ofron Italisë transferimin e pacientëve të infektuar me koronavirus në spitalet e tyre.
Landi gjerman i Saksonisë do të marrë gjashtë pacientë pozitivë me Covid-19 nga Italia dhe më pas do t’i trajtojë ata në spitale në rajonin e tij.
Michael Kretschmer tha se ai iu përgjigj në këtë mënyrë kërkesës nga Italia.
“Është një sinjal shumë i rëndësishëm që edhe ne mund të ndihmojmë edhe të tjerët”, tha ai.
Ndërsa është hera e parë që pacientët italianë janë transferuar në një vend tjetër të BE shkruan TG.com 24.
Gjermania është e gatshme të mirëpresë edhe francezët.
Spitalet gjermane në zonën në kufi me Francën janë gjithashtu të gatshëm të ndihmojnë pacientët francezë që vuajnë nga koronavirusi.
Në traktatin e miqësisë së Aachen (një marrëveshje midis Francës dhe Gjermanisë) ekziston gjithashtu një i mbështetjes së ndërsjellë në sektorin e shëndetësisë.