Gjermania shënon zero viktima të koronavirusit për 24 orë

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 678 raste të reja të koronavirusit.

Ky institut raportoi se numri i përgjithshëm i vi.ktimave është 8,882, ndonëse një ditë më parë kjo shifër ishte 8,883.

Nuk është dhënë ndonjë sqarim pse numri i së dielës është për një më i vogël se numri i së shtunës.

Sidoqoftë, kjo nënkupton se gjatë 24 orëve të kaluara nuk është shënuar asnjë vi.ktimë e re e koronavirusit në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë.

Gjermania është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve në Evropë, por ka dukshëm më pak vi.ktima se Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja.

Qeveria gjermane ka përgatitur pako financiare për rimëkëmbjen ekonomike dhe ka filluar t’i largojë masat kufizuese, përfshirë largimin e kontrolleve kufitare me vendet e Zonës Schengen.