Gjermania thotë se vaksina e COVID-19 nuk mund të jetë gati para gjysmës së vitit të ardhshëm

Ndërsa vendet janë duke garuar për të gjetur një kurë për koronavirusin, ministri gjerman I shëndetësisë ka thënë se ai beson se asnjë vaksinë nuk ka gjasa të jetë e disponueshme deri në mesin e vitit 2021.

“Ne nuk duhet të presim një mrekulli”, tha Anja Karliczek në një konferencë shtypi të mëkurën.

“Ne supo.zojmë se vaksinat për popullatën e gjerë do të jenë në dispo.zicion vetëm nga mesi I vitit të ardhshëm dhe jo më herët”.

Karliczek tha se Gjermania po siguron fonde për tre firma bioteknike gjermane, në mënyrë që të përshpejtojnë zhvillimin e studimeve për krijimin e një vaksine.

Ak.tualisht janë duke u zhvilluar më shumë se 200 variante të vaksinave në 23 eksperimente të ndryshme. /Gazeta Express