Ish-fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’, Gjesti, vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar në rrjetet sociale, edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Kohët e fundit, vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr një detaj interesant: Gjesti po i shfaq hapur pëlqimet e tij ndaj postimeve të Gloria Meshit, një tjetër emër i njohur nga bota e televizionit.
Ai është parë duke reaguar me “like” në disa nga postimet më të fundit të saj.
Kjo situatë ka frymëzuar shumë spekulime dhe diskutime mes ndjekësve në rrjetet sociale. Kontakti i Gjesti me Gloria-n është vënë re nga një numër i madh komentuesish, të cilët e shohin këtë si një ndryshim të mundshëm në jetën e tij personale.
Ndonëse lidhja mes tij dhe Eglin ka qenë ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje gjatë kohës së tij në BBVA, ky interes i ri ka shtuar intriga.
Gjesti dhe Egli kishin krijuar një lidhje emocionale të dukshme gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother. Megjithatë, gjatë bisedave të fundit, ka pasur sinjale që tregojnë se diçka ka ndryshuar. Edhe pse nuk ka pasur zyrtarisht një njoftim rreth ndarjes, veprimet e Gjesti japin e një skenari që mund të jetë ndryshe nga ai që ishim mësuar të shihnim.