Gjiko aspak koprrac, ia blen Elitës 5 mijë euro një xhaketë

Elita Rudi, prezantuesja e njohur shqiptare, njihet në përgjithësi për stilin e veçantë që ka.

Ajo në rrjete sociale është mjaft aktive, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme imazhe dhe video nga përditshmëria.

Në një postim nga Shqipe.closetxtra, është paraqitur shuma që bukuroshja brune ka shpenzuar për dukjen tërheqëse.

Për vetëm një bundë, Elita ka shpenzuar 5.670 euro, ndërsa i përket markës së njohur ‘Dolce Gabbana’.

Brenda saj, duket se ajo është e veshur e tëra me të zeza, kurse kishte të vendosur edhe një kapele unike.

Bukuroshja brune përndryshe është në muajin e fundit të shtatzënisë, teksa pritet për t’u bërë nënë për herë të dytë./Kosovarja