Gjini: Vetëm dështimi në zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se gjasat janë shumë reale që koalicioni qeverisës të zgjerohet.

Gjini në RTV Dukagjini ka thënë se AAK kësaj radhe e ka kandidatin më të mirë për president.

Ai ka thënë se ka shumë të panjohura për momentin por shton se gjasat për zgjerim të koalicionit janë reale.

“Gjasat për të pasur zgjedhje janë të vogla por ekzistojnë.

Nëse nuk mund ta zgjedhim presidentin kushtetuta na obligon të shkojmë në zgjedhje.

Për momentin nuk shoh arsye tjera që mund ta dërgojnë vendin në zgjedhje”, tha ai.

Nënkryetari i AAK-së thotë se ka çështje tjera për të cilat mund të mos ketë mosmarrëveshje por sipas tij ato nuk e rrezikojnë koalicionin.