Web Analytics
BallinaGjinovci komenton reagimin e Agim Veliut: Nuk besoj që ai e di...

Gjinovci komenton reagimin e Agim Veliut: Nuk besoj që ai e di kuptimin e frazës “pushtet absolut”

Opinionisti, Rron Gjinovci, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk e di nëse nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, e kupton frazën “pushtet absolut”.

Agim Veliu e publikoi një reagim ndaj ofertës së VV’së duke e quajtur atë nënçmuese për LDK’në dhe shkëputje nga e kaluara euroatlantike dhe europiane e saj.

“E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin”, ka thënë Veliu.

Ndërkohë Gjinovci duke komentuar në studio shkrimin e tij ka thënë se nuk e di nëse Veliu e kupton frazën që e ka shkruar.

“Cka ka dashur të thotë me shkëputje nga e kaluara euroatlantike.

Mendoj që Veliu nuk e di kuptimin e frazës “pushtet absolut”, ka thënë Gjinovci.

“Pushtet absolut nuk është 6 me 5 ministri për LDK’në apo as 6 me 4.

Pushtet absolut është kur VV’ja kontrollon gjitha ministritë dhe institucionet”

“Nuk po mund ta kuptoj se si një kryetar i komunës ka një pushtet kaq të madh dhe përgjegjësi në jetën e qytetarëve të Kosovës.

Mos me e ditë se cka po shkruan është e papranueshme” /Express/

https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/2547943378648155/

 

Rrjetet Sociale

630,821FansaPëlqeje
28,187NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit