Gjira i “gjuhet” Melindës: Del n’tanga dy muaj pas vdekjes së nënës

Reperja Melinda Ademi lansoi dje këngë “Qa din ti” një këngë që për çudinë e të gjithëve ka arritur në një milion klikime për një ditë

E duket se kjo këngë ka marr vëmendjen e Gjiras, një ndër reperet e para në skenën e muzikës kosovare.

Reagimi i Gjiros ishte më shumë kritikues për Melindën, pasi që reperja konsideron së është shumë shpejt, pasi që reperës së re i kishte vdekur nëna në muajin mars nga kanceri.

“…n’mars i ka vdek nëna n’kancer…e n’mai lanson këngë tu u dridh n’tanga…Mfal po qito ‘femna’ sjom ka muj me i marr seriozisht. %moral %ndërgjegje % talent % shije #rip”, ka shkruar ajo.

Përndryshe, Gjira ka qenë e vetmja këngëtare që nuk e ka përkrahur Melindën, pasi që të tjerët e kanë postuar në Story të tyre përfshirë këtu: Ledri Vulën, Nora Istrefin, Dafina Zeqirin, etj.

Gjatë muajit mars ishte shkruar se nëna e Melindës kishte ndërruar jetë.

Dje, në fund të marsit, Melinda lansoi këngën “Qa din ti”, një këngë që 24 orë pas lansimit ka pasur 1 milion klikime. /Express/