Gjira Kajtazi nënë për herë të dytë?

Sikur emri, e veçantë ishte edhe në paraqitje.

Gjira Kajtazi mori famë të madhe duke qenë reperja e parë në Kosovë.

Vlen të përmendet hiti “Dit e re nafakë e re”, këngë kjo me të cilën arriti ti prek maja e suksesit.

Botës së muzikës ka vite që i është larguar duke u përkushtuar më shumë rreth jetës private, pasi vitin e kaluar solli në jetë një djalë që e pagëzoi me emrin Maël, me të cilin kalon shumicën e kohës.

Ajo arriti ti ruaj linjat trupore edhe pas lindjes, duke qenë ndër femrat me linjat më perfekte.

Kësaj radhe në llogarinë e saj në Instagram ndau një imazh duke pozuar para pasqyrës e që ka venë në pah belin e hollë e të formësuar.

Po ajo çka mori vëmendje ishte mbishkrimi i fotografisë “Duke u përgaditur për fëmijën e dytë ”.

Kjo ishte shaka ose ndoshta është në pritje të fëmijës së dytë?

Për më shumë mbetet të shihet ditëve në vazhdim./Kosovarja/