Gjithçka që duhet të hash për të mbajtur larg viruset, menuja e ndihmës së shpejtë

Raftet me ilaçe mund të të ndihmojnë kur të kap një i ftohur i menjëhershëm ose një dhembje e pandalur koke, por gjendja e mirë dhe shëndeti i çdo dite nuk nis në farmaci.

Një sistem i fortë imunitar nis në kuzhinë, që është lajm i mirë, sepse ushqimet e pasura me vitamina si ananasi, kapërcehen më lehtë sesa shurupi i kollës.

“Çfarë ha, mund të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në aparatin tretës dhe balancën e florës së zorrëve, që është vërtetuar që ndikon shëndetin nga ai mendor te sistemi imunitar”,- thotë Sophie Manolas, nutricioniste klinike dhe autore e The Essential Edible Pharmacy, një libër kuzhine bazuar në kultivimin e shëndetit të mirë.

Nëse nuk e ke ende të qartë çfarë është një nutricionist klinik, mësoje një herë e mirë.

Është profesionisti i certifikuar që punon me mjekët për të ndihmuar pacientët të optimizojnë shëndetin, nëpërmjet dietës dhe ndryshimeve të stilit të jetës.

Edhe pse ka raste kur trupi ka nevojë për antibiotikë apo ilaçe të tjera të rekomanduara me recetë, ushqimet mund të ndihmojnë.

Madje edhe perimet që gjenden lehtë, si lakra apo sallata, të mbushura me vitaminë C.

“E bukura e këtyre ushqyesve që ndodhen në perimet e zakonshme, është që shpesh punojnë në grup për të dhënë një efekt të shumëfishtë në trup”.

Gjendje të ndryshme shëndetësore, mund të kenë nevojë për ushqime specifike, por frutat dhe perimet me shumë vitamina janë gjithmonë të rekomanduara.

Për një program më të detajuar ushqimor për t’u ndier më mirë pa përdorur ilaçe, ndiq udhëzimet e Manolas.

Multivitaminat ditore: gjethet e gjelbra

Nëse do të kesh një shëndet të mirë gjatë gjithë kohës, konsumo shumë smoothie të gjelbra, sallata me kale dhe kale të pjekura.

“Perimet me gjethe kanë jashtëzkonisht shumë ushqyes të përqendruar”, shpjegon Manolas, duke shpjeguar edhe që gjethet me ngjyrë të thellë janë edhe më të ushqyeshme, janë plot me fibra, vitamina A, C dhe B.

Dhe nëse janë të hidhura, edhe më mirë.

“Perimet e gjelbra të hidhura janë të pazëvendësueshme për shëndetin” , thotë ajo, duke shtuar që ato ndihmojnë edhe në tretje duke rritur nivelet e acidit hidroklorik në stomak, duke zvogëluar djegien e stomakut dhe duke mbështetur fazën e e dytë të detoksikimit të mëlçisë.

Zëvendësuesi urgjent i i vitaminës C: specat e kuq

“Sipas mendimit tim modest, specat e kuq janë një nga ushqimet më të mira të gjalla për t’u ngrënë”, thotë Manolas.

Të hash speca të kuq me hummus ose t’i shtosh në sallatë, i jep sistemit imunitar një mbështetje të madhe me një dozë të lartë vitamine C, për mos të folur për karotenoide, fibra dhe vitaminë E.

Kundër stresit: pastinak

“Pastinakët janë karotat e reja, përhapeni fjalën!”, thërret Manolas.

Karbohidratet komplekse ndihmojnë në funksionimin e trurit dhe prodhimin e serotoninës, që mund të ndihmojnë të arrini një gjendje qetësie më shpejt.

Kur jeni të stresuar shkoni te një pjatë me patate të skuqura? Jeni me fat.

Pastinakët e pjekur shijojnë po aq, me më shumë përfitime shëndeti.

Dhe gatuhen shpejt.

Kjo perime e pasur me minerale, mbështet, gjithashtu, kockat, qelizat e gjakut dhe lëkurën e pastër.

Zgjidhja kundër rrufës: vaj kokosi

Askush nuk do të ftohet dhe të mbyllet në shtëpi, kështu që ta ndalësh në kohë është thelbësore.

Dhe ndërsa një doktor mund të japë antibiotikë, influenca është virale, kështu që duhet të merrni edhe antiviralë, gjithashtu.

Këtu nis të veprojë vaji i kokosit.

Yndyrat e shëndetshme u rezistojnë temperaturave, kështu që ato i ruajnë vetitë antivirale edhe kur skuq perime ose i shton një lugë, filxhanit të çaji.

“Një lugë çaji vaj kokosi në një filxhan me çaj bimor është jashtëzakonisht lehtësues ndërkohë që gjithë organizmi përfiton.”

Lehtësimi natyral kundër përzierjes: xhinxher

Nëse ke përzierje stomaku, xhinxheri mund t’ju shpëtojë më shpejt sesa medikamentet që jepen në farmaci.

“Xhinxheri është i fuqishëm, thekson Manolas.

Studimet kanë treguar që xhinxheri mund të jetë një zgjidhje shumë efektive ndaj të përzierave, përfshirë edhe rastet kur të zë deti ose keni të përziera mëngjesi gjatë shtatzënisë”.

Por nuk është e thënë që duhet ta kufizoni përdorimin e xhinxherit vetëm për qetësimin e stomakut.

Rrënjët pikante kanë një përbërës të fuqishëm që quhet gingerol, i cili mendohet që ndihmon kundër ndadhembjeve të barkut gjatë menstruacioneve, fryrjes së barkut dhe mostretjes dhe mban larg infeksionet bakterale.

Kudo që e shton, në të skuqura, salca, apo pure në lëngje dhe smoothie, pak xhinxher mund të zgjidhë shumë punë për shëndetin.

Kura e dhimbjes së kokës: ujë me limon

Ka shumë shkaqe dhembja e kokës, por dehidratimi është një nga nxitësit, thotë Manolas.

Ajo rekomandon të shtojmë lëng limoni në një shishe ujë që të ketë efekt lehtësues.

Jo vetëm shija ndihmon të pish më shumë ujë, por agrumja e hidhur thuhet që ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë dhe ndihmonë tretjen.

Ilaçi kundër ftohjes: ananas

Pse duhet një lugë shurup plot sheqer, kur mund të zëvendësohet me ananas të freskët?! Manolas thotë që ai është plot me vitamina C.

Një tjetër karakteristikë e ananasit është që përbën burimin e vetëm natyral të bromelainit, një enzimë antioksidante super antiinflamatore.

Kombinimi i bromelain me vitaminën C mund ta shndërrojë ananasin në një produkt shumë të fuqishëm kur ke sinuese dhe rrugët e frymëmarrjes të inflamuara.

Manolas ka dhe një këshillë brilante për ta ngrënë: mbulo fetat e ananasit me xhinxher të grirë për një snack që trupi do e dojë po aq sa shija.