Gjuha që vetëm 3 njerëz e flasin

Do të donit të mësonit disa fjalë të një gjuhe që vetëm tre njerëz e flasin?

Badeshi dikur flitej gjërësisht në një fshat të largët të mbuluar me dëborë, thellë në malet e Pakistanit verior.

Por tani konsiderohet e zhdukur.

Etnologu, i cili rendit të gjitha gjuhët e botës, thotë se nuk ka pasur folës të kësaj gjuhe për tre ose më shumë gjenerata.

Por në fshatin Bishigram, BBC ka gjetur tre burra të moshuar që mund të flasin ende gjuhën Badeshi.

Në videon më poshtë mund të dëgjoni tre burrat duke folur këtë gjuhë.

Nuk ka shumë mundësi për vende punë në këtë zonë, kështu që këta burra kanë kaluar më tepër kohë në zonë turistike Swat, ku ata komunikojnë kryesisht nëpërmjet gjuhës Pashto.