Gjyshja 64 vjeçare merr vëmendjen e meshkujve me pamjen e saj

Një gjyshe e stërvitur që po sfidon shifrat e moshës më pamjen e saj, tregon së fundmi sesi tërheq vazhdimisht vëmendjen e burrave, disa prej të cilëve me moshë sa mbesa e saj.

64 vjeçarja Lesley Maxwell nga Melbourne në Australi, ka kthyer pas orën e moshës duke kaluar orë të tëra duke tonifikuar format e saj në palestër.

Ajo shpeshherë stërvitet me mbesën e saj 19-vjeçare Tia – nga e cila shpeshherë merr borxh edhe veshjet.

Ajo tha në një intervistë: “Nuk më pëlqen të vesh rroba të përcaktuara për një grupmoshe të caktuar.

Kjo sepse njerëzit nisin të diskriminojnë nga mosha e një personi dhe mendojnë se sipas saj, duhet të kesh një pamje të caktuar.”

“Përse duhet të jesh i plakur e i sëmurë kur nuk je i tillë.

Përse të mos ndjehesh në majë të botës?”

Vajza e Lesley, 42 vjeçarja Vanessa, e mbështet në çdo vendim mamanë e saj.

Por ajo pranon se kur Lesley pozon me veshje joshëse në Instagram për fansat e saj të shumtë, asaj i rrenqethet mishi pakëz.

Por Lesley, e cila konkuron në një kompeticion femrash ‘bodybuilding’ me bikini, nuk ka turp të tregoj format e saj për 36,300 fansat.

Ajo thotë:

“Më pëlqen shumë stërvitja dhe si në stërvitje dhe në skenën e konkurrimit mbaj bikine të vogla”.

Edhe mbesa e Lesley, Tia, e cila 45 më e vogël se gjyshja e saj, thotë se nuk turpërohet nga postimet.Adoleshentja ka 180,000 fansa dhe thotë: “Ajo duket e pabesueshme për moshën e saj prandaj merr shumë vëmendje.

Jam shumë e afërt me të dhe duket sikur jemi në të njëjtën moshë”.