Gjyshja humb 200 mijë euro në bixhoz, punonjësit e kazinove shkonin e merrnin me makinë

78-vjeçare, vejushë dhe e dashuruar me jetën e me rrezikun.

Çdo mëngjes kishte të njëjtin ritual: parukeri, kafe e cigare me shoqet e më pas lloto e gërvisht dhe fito.

Kështu një gjyshe italiane e fiskuar pas bixhozit, i kërkoi ndihmë personalit të një bujtine, por ishte shumë vonë.

Ajo kishte humbur brenda 1 viti, 200 mijë euro.

Ngjarja ndodhi në Itali në qytetin e Trevisos, ku flitet se punonjësit e lojërave të fatit, shkonin e merrnin me makinë në ditët kur ajo nuk ndihej mirë për të shkuar në këmbë.

Por tashmë zonja është vënë nën kontroll të asistentëve socialë.