Glauk Konjufca pritet të japë dorëheqje që t’i hapë rrugë koalicionit

Nënkryetari i VV’së dhe kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pritet të japë dorëheqje nga ky post, në mënyrë që t’i hap rrugë arritjes së koalicionit me LDK’në.

Burime të Gazetës Metro kanë thënë se kjo gjë mund të ndodhë shpejt, pasi që shihet si e vetmja mënyrë për koalicion qeverisës VV-LDK.

“Ai është duke ek onsideruar edhe këtë mundësi, nëse nevojitet për arritjen e marrëveshjes për koalicion me LDK’në”, ka thënë ky burim për Metron.

Ndryshe, një veprim i tillë i Konjufcës vjen si pasojë e stagnimit të bisedimeve, ku asnjëra parti nuk po lëshon pe dhe t’i hapet rrugë proceseve kryesore për vendin.

LDK në anën tjetër, sot ka dhënë shenja se nuk heq dorë nga oferta e saj me 5 ministri, kryeparlamentarin dhe Presidentin, ku ka thënë se e vetmja mënyrë e mirë e udhëheqjes është nëse VV drejton Qeverinë e LDK, Kuvendin./gazetametro.net