Glauk Konjufca realizon ‘takimin e vitit’

Kryetari i ri i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë ditës së sotshme ka realizuar ‘takimin e vitit’.

Ai është takuar me bashkëpartiakun e tij, kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Kënaqësi me qenë i vizituar nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri”, ka shkruar Konjufca në postimin e tij.

Në të kaluarën, Lëvizja Vetëvendosje kritikonte qeveritarët e atëhershëm se po takoheshin me bashkëpartiakët e tyre.