“Gocat i afrohen”, a është xheloze Sarah Berisha për PM?

Sarah Berisha ka qenë e ftuar në “Natë me Aulonën” ku na ka zbuluar më shumë për lidhjen e saj me Pajtim Krasniqin, i njohur si PM, Sarah na tregoi se distanca me njëri-tjetrin i ka lodhur por dyshja ja del të takohen çdo javë dhe gjërat po shkojnë mirë.

“Këto vajtjet-ardhjet Tiranë-Prishtinë na lodhin pak por është turp ta themi se ka çifte me vite larg, takohemi çdo javë.”

Pyetjes se nëse është xheloze për PM, Sarah iu përgjigj se vajzat i afrohen edhe kur janë të dy, por ajo ka besim tek ai.

“Kur u njohëm ishim në këtë profesion, do ishte e tepërt të bëhem xheloze se luan muzikë, edhe kur jemi bashkë gocat afrohen për foto, nëse ndonjëra afrohet dhe e puth normale që është e tepërt, kam shumë besim te ai, ma ka dhënë sigurinë kështu që jam shumë e qetë, ka disa gjëra në çift që nuk i pëlqen dhe në BBV nuk i kemi folur, por janë disa gjëra për të cilat duhet të bëjmë kompromis.” tha ajo./icontyle/