Fenerbahçe arriti fitore të pastër në udhëtim ndaj Gazientepit me rezultat 2:0.
Vedat Muriqi pa dyshim se ishte protagonisti i ndeshjes me gol e asist, dhe në fund edhe me karton të kuq.
Fillimisht asistoi për Krusen në minutën e 51-të, ndërsa vet realizoi në minutën e 90+3.
Një minutë më pas e mori edhe kartonin e dytë të verdhë për shkak të protestave
Reprezentuesi kosovar po vazhdon edhe në vitin 2020 me formë të lartë dhe protagonisti kryesor në çdo ndeshje./Indeksonline/