Gold AG kurorëzon dashurinë me të fejuarën e tij

Reperi i njohur, Gold AG, në mënyrë krejt të papritur ka konfirmuar se ka kurorëzuar dashurinë e tij.

Ai është tash e sa kohë në një lidhje me një vajzë, të cilën e ka mbajtur larg mediave.

Reperi me prejardhje nga Presheva publikoi të hënën në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqeshin dy duar me simbolin e shqiponjës, të cilat kishin të vendosura unazat e kurorëzimit në gishtërinj.

Në përshkrimin e fotografisë, Gold AG shkroi “05.03.2020”, duke bërë kështu të ditur se ka kurorëzuar dashurinë e tij katër ditë më parë.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet nga ana e ndjekësve që reperi dhe e fejuara e tij kanë pranuar nga ta në hapësirën për komente.

Gold AG është një emër shumë i pëlqyer në muzikën hip-hop, teksa është i njohur për numrin e madh të këngëve me temë patriotike. /Telegrafi/