Web Analytics
BallinaSHOWBIZGold AG: Me një këngëtare serbe nuk do të bashkëpunoja kurrë

Gold AG: Me një këngëtare serbe nuk do të bashkëpunoja kurrë

Reperi i famshëm, Arian Agushi, i njohur me emrin e artit Gold Ag ishte i ftuar sot në programin “Abc-ja mëngjesit” ku foli për familjen e tij, ardhjen në jetë e djalit të dytë të cilin e ka pagëzuar me emrin Front por edhe për karrierën e tij.

I pyetur nga moderatori Alban Musa se përse Gold Ag zgjedh pikërisht këngëtaret më në zë të muzikës në Kosovë, ai u shpreh se është rritur me muzikën e tyre dhe se që i vogël e ka pëlqyer muzikën që ato bëjnë.

E teksa u pyet nëse do të bashkëpunonte ndonjëherë me këngëtare të huaj e veçanërisht serbe, Gold Ag u përgjigj që jo.

“Ma kanë bërë shpesh këtë pyetje, por jo. Nuk ndodh ajo punë.”- tha ai./abcnews

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit